Turqi, 9 të vdekur nga një aksident automobilistik
Të paktën nëntë persona humbën jetën nga përplasja e dy veturave me dy kamionë në një autostradë në jug të Turqisë. Një fëmijë, i cili u plagos rëndë është i vetmi i mbijetuar në këtë aksident që ndodhi në afërsi të qytetit Tarsus. Nuk janë përcaktuar ende shkaqet e përplasjes.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Turqi për shkak të mosrespektimit të kodit rrugor.
Vitin e kaluar, rreth 4 200 persona humbën jetën dhe pothuajse 185 000 të tjerë u plagosën për shkak të më shumë se 920 000 aksidenteve rrugore në mbarë vendin, sipas statistikave të policisë.