E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhan Mark Ero mban premtimin e Holland, qeveri në dietë

Kryeministri francez, Zhan Mark Ero, tha se qeveria e tij do të diskutojë shkurtimet në pagën e presidentit dhe të ministrave, gjatë takimit të sotëm.

Presidenti socialist i Francës, Fransua Holland, ka premtuar zvogëlim të pagës gjatë fushatës.

Ky veprim dallon prej vendimit të ish-presidentit Nikollas Sarkozi, i cili ka rritur pagën e tij mujore për 170 për qind, përkatësisht në 19.000 euro, pasi ka marrë detyrën në vitin 2007.

Holland është zgjedhur në postin e Presidentit më 15 maj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›