E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediet suedeze, vrer ndaj Kombetares

Pas disfates me Rusine, media suedeze ka "kryqezuar" me kritika Kombetaren dhe trajnerin e saj, Lars Lagerbek. "Ekip dreqi! Shume te moshuar, shume verdhacuke, shume te rraskapitur", ishin termat me te perdorura ne medien suedeze. Ndersa ne gazetat sportive shkruhej: "Kulmi i futbollit suedez ishte dicka qe i perkiste te shkuares". Ekipi i drejtuar nga Lars Lakenbek perfundoi i treti ne grup me vetem 3 pike te mara ndaj Greqise dhe humbja ne ndeshjen direkt me Rusine i ndaloi nordiket te shijojne cerekfinalen. Rruget e Stokholmit u perfshine nga rremuja e tifozeve verdheblu, te cilet u ndjene te braktisur nga skuadra e tyre e zemres. "Suedia ishte nje ekip i shemtuar te moshuarish, frikacakesh dhe te paaftesh. Nuk e dime nese ishte, apo jo ekip futbolli. Dhe me e keqja... e ardhmja qe besonim deri dje eshte shuar", shtonte me tej Aftonbladet. Ndersa gazetat sportive kerkonin largimin e Lagerbekut, i cili sipas "Expressen," ishte pergjegjesi qe e coi skuadren drejt humbjes me paaftesine e tij si taktike. Ndersa "Dagens Nyheter" vuri ne qender te kritikave te saj futbollistet e ekipit: "Skuader pleqsh te lodhur. Nuk ishte trup qe humbem perballe nje skuadre te rinjsh si Rusia, por ishte turp te shihje skuadren tone me ate loje te realizuar", shkruante e perditshmja sportive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›