E Shtunë, 31 Tetor 2026

Persi: Rusia nuk e tremb Holanden

Kjo eshte permbledhja e shkurter e Holandes, pas perfundimit te fazes ne grupe. Edhe pse ne "grupin e ferrit", ekipi i trajnerit Marko Van Basten i fitoi te tria ndeshjet dhe siguroi vendin e pare ne grup. Kane mbetur edhe tri ndeshje per te fituar, per te perseritur te njejtin sukses si ne vitin 1988. Sulmuesi i "Tulipaneve", Robin Van Persi, ka shume besim te potenciali i Kombetares se tij dhe eshte i bindur te triumfi. "Nese arrin te fitosh ndaj nje skuadre te forte si Rumania me ekipin e dyte, kjo do te thote shume. Ne te vertete, une nuk shikoj qe ne te kemi nje skuader cilesore dhe zevendesues, jo te denje. Kushdo qe mund te luaje prej nesh, eshte i afte te beje diferencen ne fushen e lojes. Me kete ekip, kam ndjesine se jemi me te vertete te pakalueshem, gjithsesi duhet t'i bejme gjerat me radhe. Kjo eshte arsyeja qe une jam i lumtur, qe jam pjese e ketij ekipi, pasi ndiej se do te arrijme dicka te madhe", tha Van Persi. Fitorja 2-0 diten e marte, ishte si nje "hakmarrje" e vogel ndaj Rumanise, duke qene se gjate fazes ne grupe, nuk fituan asnje prej dy perballjeve. Ylli i Arsenalit, Van Persi, i mungoi per nje periudhe kohe Kombetares se tij, per shkak te nje demtimi, gjithsesi tashme eshte rikthyer me i motivuar dhe me i uritur. "Ne u kemi derguar nje mesazh te gjithe kundershtareve me paraqitjen e zhvilluar deri tani, gjithsesi kjo eshte vetem nje pjese e endrres dhe jo fundi. Mendoj se jemi te afte te fitojme kete kompeticion. Kemi shume mundesi dhe kemi ekipin e duhur. Mjafton te fitojme edhe tri ndeshje dhe ngreme trofeun", shtoi ai. Pasi e nisi karrieren e tij te Fejenordi si sulmues ne krahun e majte, tashme Van Persi eshte perdorur ne pozicione te ndryshme, si tek Arsenali, ashtu edhe te Holanda. Gjithsesi, kjo nuk e shqeteson aspak. "Une jam i afte te jap maksimumin ne tri role: Ne krah, sulmuesi i vetem dhe si ndihmes i sulmuesve. Gjithsesi, per mua nuk ka rendesi se ku luaj. Nuk i di aspak planet e trajnerit Van Basten, gjithsesi jam i gatshem te jap me te miren time ne cdo rol qe do kem ne fushen e lojes. Dua te jem titullar ne ndeshjet e mbetura, por kjo nuk eshte ne doren time. Dua te jap sa me shume kontribut ne sukseset e skuadres, pasi jam ne nje forme shume te mire", tha ai. Van Persi doli futbollisti me i mire i ndeshjes ne perballjen kunder Rumanise, gjithsesi mendon se duhet te jepte me shume. "U mundova te jem sa me i rendesishem ne loje, gjithsesi nuk arrita te jem 100% i sakte ne pasimet e mia. Duhet te jem me i sakte dhe do punoj ne kete aspekt. Per mua nuk eshte e rendesishme qe te shenoj. Nese me vjen rasti, normalisht qe do mundohem ta shfrytezoj, por ajo qe ka me shume rendesi eshte qe te fitoje skuadra. Rusia? Ata nuk na trembin aspak", perfundoi Van Persi, i cili beson verberisht te potenciali i Kombetares se Holandes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›