Lev: Po shnderrohemi ne Gjermanine e Boterorit
Trajneri i Kombetares gjermane ka qene i detyruar ta ndjeke nga tribuna ndeshjen cerekfinale te skuadres se tij, pas skualifikimit te pesuar ne sfiden ndaj Austrise, por ne perfundim te saj, Joakim Lev shprehet me i lumtur se kurre. "Ishte shume e veshtire per mua qe ta ndiqja nje sfide te tille nga xhamat e tribunes dhe per te qene i sinqerte nje gje e tille me ka nervozuar me shume sec mund ta mendoni. Gjithsesi, ne perfundim te kesaj sfide, e rendesishme ishte vetem fitorja dhe jam shume i lumtur qe kemi arritur nje objektiv te tille. Ndonese ne fazen e grupeve nuk shfaqem nje futboll te mire, pas ndeshjes me Austrine, skuadra duket qarte qe ka ndryshuar ritem, dhe tashme po shnderrohemi ne skuadren qe u paraqit ne Boterorin e dy viteve me pare", u shpreh Joakim Lev, trajneri i Gjermanise.