Turqi Rivaliteti eshte kundershtari i vetem i Flamurtarit
Faza pergatitore qe skuadra e Flamurtarit po zhvillon ne Turqi ka shfaqur edhe problemet e para per trajnerin kryeqytetas Shkelqim Muca por edhe per futbollistet e tij qe duket se po zhvillojne nje stervitje paksa te ashper. Keshtu pa kaluar 48 ore nga demtimi i mbrojtesit malazez Bllazho Rajovic per ekipin vlonjat kane ardhur edhe dy demtime te tjera qe konsiderohen si mjaft te rendesishme. Gjithsesi ndryshe nga demtimi i Rajovicit i cili ka thyer kemben dhe do te qendroje per nje kohe realitivisht te gjate larg fushave demtimet e mesfushoreve Alim Bega dhe Polizoi Arbri jane me te lehte. Futbollistet kane pesuar terheqje muskulore dhe pas konsultimit me stafin mjekesor te skuadres eshte vendosur qe lojtaret te qendrojne nje jave pushim per tu rikuperuar dhe me pas te rikthehen ne stervitje me pjesen tjeter te ekipit. Keshtu ne pak dite numri i te demtuar te ekipi nenkampion i vendit ka shkuar ne tre dhe kjo ka ardhur si pasoje e nje programi stervitore mjaft te forte qe eshte duke u aplikuar ne fazen pergatitore nga vete trajneri Muca. Nese ritmet e demtimeve te futbollisteve do te vazhdojne keshtu edhe ne ditet ne vijim atehere faza pergatitore qe Flamurtari eshte duke zhvilluar ne shtetin turk mund te perfundoje edhe perpara kohe.