E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane Sot nis grumbullimin Dinamoja

Mund te thuhet se Dinamoja eshte nje nga te paktat klube qe ende nuk ka nisur pergatitjet per fazen e dyte te kampionatit. Per rrjedhoje nje sere futbollistesh te ekipit kane rene ne kontakte me skuadra te tjera te Kategorise Superiore. Megjithate duket se drejtuesit e klubit ne fjale deshirojne qe te mbajne lojtaret e tyre. Burime prane klubit blu kane bere me dije se asnje prej lojtareve qe ka nje kontrate te rregullt me Dinamon dhe qe cilesohet si i vlefshem nga stafi teknik nuk do te largohet. Ndonese ka zera per largimin e disa prej futbollisteve me te mire te ekipit dinamovit te cilet kane marre oferta te majme nga klube te tjera drejtuesit dinamovite ende nuk mund te thone asgje ne lidhje me afrimet. Edhe pse gjate fazes se pare te kampionatit u fol shume per afrime cilesore gjate merkatos se janarit ne kete aspekt nuk ka pasur asnje levizje. Mbi kete pike mesohet se drejtuesit e klubit te Dinamos ende nuk kane biseduar me trajneret per lojtaret qe mund te afrohen. Gjithsesi thuhet se nje gje e tille do te behet ne ditet ne vijim. Sa i perket fazes pergatitore Dinamo do ta nise sot rreth ores 1300 nen drejtimin e trajnerit Artan Mergjyshi. Por me shume se nje stervitje futbollistet pritet te njihen me planet qe do te kene drejtuesit per fazen e dyte. Ne stervitjen e sotme nderkaq do te jene te pranishem te gjithe lojtaret qe mbyllen pjesen e pare te kampionatit me Dinamon. Pra nuk do te kete asnje mungese. Disa prej titullareve kane konfirmuar se do te vazhdojne te luajne per blute.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›