E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi/ Shpërthen bomba, 5 të vdekur

Pesë persona mbetën të vrarë dhe tetë të tjerë u plagosë, kur një bombë në anë të një rruge shpërtheu dhe shkatërroi automjetin me të cilin po udhëtonin viktimat në juglindje të Turqisë, njoftoi sot kanali televiziv "CNN Turk". Automjeti po transportonte disa punëtorë në provincën Sirnak, njoftoi televizioni duke shtuar se nuk kishte ende detaje të tjera lidhur me sulmin.
Pajisje të ngjashme shpërthyese janë përdorur shpesh në të kaluarën nga guerriljet e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), gjatë një konflikti 25-vjeçar, që u ka kushtuar jetën afro 40 mijë personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›