Toptan: Kosova, së shpejti pjesë e BE

E ardhmja e Kosovës do të jetë shumë e ndritshme, u shpreh sot kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Koksal Toptan. Pas mbërritjes dje pasdite në një vizitë treditore në Prishtinë, Toptan ka shprehur besimin se Kosova "në një të ardhme shumë të afërt do të jetë edhe pjesë e Bashkimit Evropian". "Ballkani është rajon i lidhjeve historike të popujve, ndaj edhe bëhen përpjekje për thellimin e bashkëpunimit", tha Toptan, i cili fillimisht vizitoi një fabrikë në Fushë-Kosovë dhe Dhomën e Tregtisë Kosovë-Turqi në Prishtinë.
Pas takimit të mirëseardhjes me kryeparlamentarin kosovar Jakup Krasniqi, Toptan do të pritet sot në takime të veçanta nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa do të mbajë një fjalim në një seancë solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila është ftuar për nder të tij. Toptan do të zhvillojë edhe disa vizita e aktivitete të tjera në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.