E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, aktivizohet sistemi i radarëve të NATO-s

Turqia ka vënë në punë një stacion radarësh, që është pjesë e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Europë i NATO-s.
 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ka theksuar se stacioni është e vendosur në qytetin e Malatya, disa qindra kilometra në juglindje të kryeqytetit Ankara, dhe do të drejtohet nga personel turk dhe amerikan.
 

Turqia është një nga pesë vendet që kanë rënë dakord për të vendosur pjesë të sistemit të mbrojtjes projektuar nga SHBA. Gjithashtu Portugalia, Polonia, Rumania dhe Spanja, kanë rënë dakord të marrin pjesë.
 

Turqia është i vetmi vend me shumicë myslimane në NATO, dhe një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara, si në rajon ashtu edhe në botë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›