E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Koreja e Jugut të ndërpresë importin e naftës iraniane

Një zyrtar i lartë amerikan i ka bërë thirrje Koresë së Jugut që të zvogëlojë importin e naftës së papërpunuar nga Irani, në mënyrë që të japë kontributin e saj për t`i bërë presion Republikës Islamike rreth programit të saj bërthamor.
 

Zyrtari i departamentit amerikan të shtetit, Robert Ajnhorn sot i ka bërë thirrje Koresë së Jugut që njëkohësisht të pakësojë marrëdhëniet e saj financiare me Bankën Qëndrore të Iranit.
 

Sipas tij, bota duhet t`i bëjë presion Iranit, në negociata serioze rreth programit bërthamor iranian, për të cilin SHBA-ja shprehet se mund të jetë drejtuar drejt zhvillimit të një arme atomike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›