Prizreni në festë në 135 vjetorin e lidhjes shqiptare
PRISHTINË -Në qytetin historik të Prizrenit, në Kosovë, po festohet sot si tradicionalisht e më shumë veprimtari 135 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në një Akademi Solemne në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i komunës, Ramadan Muja, përshëndeti pjesëmarrësit e shumtë, përfaqësues nga trevat etnike shqiptare, duke kujtuar e vlerësuar momentin e rëndësisë së vaçantë të themelimit të organizatës politike dhe ushtarake kombëtare, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
"Pas 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, po shënojmë një ngjarje tjetër të rëndësisë së veçantë në historinë kombëtare, 135 vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila ishe e para lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar me synim përmbushjen e programit madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare", theksoi kryetari i komunës së Prizrenit.
Drejtori i Institutit të Historisë në Kosovë, Frashër Demaj, tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte kombëtare properëndimore dhe bashkoi të gjithë shqiptarët si ngjarja më e rëndësishme drejt shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në Prizren, Akademia Solmene është hapur me Himin Shqiptar dhe Himnin e Kosovës, ndërsa më parë u mbajt edhe seancë solemne në ambientet e komunës në "Shtëpinë e Bardhë", e gjatë ditës do të zhvillohet improvizimi i shkurtër i mbledhjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të mbahet "Ora e Lidhjes", "Universi poetik", si dhe do të shfaqet premiera e dramës "Trenat", e në mbrëmje do të organizohet koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve "Shota" në sheshin e Shatërvanit.
Veprimtaritë festive në Prizren kanë filluar dje e vazhdojnë edhe në dy ditët e ardhshme dhe përfshijnë edhe festat e qershorit, atë të 14 vjetorit të Lirisë në 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me manifestimet e shprehjes së falenderimit e mirënjohjes më të madhe e të përjetshme për hyrjen shpëtimtare të forcave tokësore të NATO-s në 12 qershorin historik 1999, pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)