Një mesazh për Ankaranë dhe Tripolin

Në mesazhin e tij, Berisha shpreh keqardhjen e thellë për fatkeqësinë tragjike të shkaktuar nga tërmeti që goditi rajonin jugperëndimor të Turqisë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën me qindra qytetarë turq dhe janë plagosur shumë të tjerë, pa përmendur dëmet e konsiderueshme materiale.
“Më lejoni që në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë shqiptarëve, t’ju dërgoj familjeve të viktimave, qeverisë dhe popullit mik turk ngushëllimet më të sinqerta e vëllazërore për humbjet e jetëve njerëzore”, shkruan Kryeministri.
“Në këto çaste hidhërimi, shqiptarët ndodhen pranë kombit mik turk për të ndarë së bashku dhimbjen e madhe e për t’u lutur që shpirtrat e viktimave të kësaj tragjedie të rëndë të prehen në paqe”, përfundon mesazhi ngushëllues i Kryeministrit të Shqipërisë.
Ndërkohë, Berisha i dërgoi një mesazh urimi kryetarit të Këshillit Transitor Kombëtar të Libisë, Mahmoud Jebril, për aspiratën madhore të qytetarëve të libianë për lirin dhe zhvillim të shpejtë të vendit. Berisha shprehet se, “Qeveria dhe populli shqiptar ka ndjekur me vëmendje të veçantë përpjekjen titanike të popullit libian për liri dhe ka mbështetur që në fillim veprimtarinë e Këshillit Transitor Kombëtar dhe programin e tij për një Libi demokratike".
Kryeministri siguron se, qeveria shqiptare mbetet e vendosur të mbështesë edhe në të ardhmen aspiratat e larta të popullit libian për demokraci e zhvillim dhe për ndërtimin e një bashkëpunimi të gjerë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve tanë. /Start/
2011-10-25 14:39