Meksika paraqitje dinjitoze kundër Spanjës

Meksika feston 200 vjetorin e pavarësisë me një miqësore luksi kundër Spanjës kampiones së Botës. Në Kombëtare po kalohet një periudhë tranzicioni pasi ende Federata nuk e ka vendosur pasuesin e Javier Agirre. Kundër Spanjës meksikanët do të drejtohen nga Enrike Meza i cili ka deklaruar përpara takimit të Aztekas. "Do të luajmë kundër një skuadre të mrekullueshme edhe pse kjo e fundit nuk është në formë pasi futbollistët sapo janë kthyer nga pushimet" theksoi Meza . Meza ka bërë të ditur se Meksika e tij do të përballet kundër Spanjës me dinjitet dhe do të luajë një takim të mirë. Luajmë kundër Kampionëve të Botës dhe do të luajmë me dinjitet. Do të kërkojmë të fitojmë dhe të tregojmë se luajmë një futboll të mirë. Emri i zëvendësuesit të Javier Agirres në kombëtaren meksikane do të mësohet vetëm në muajin korrik. Agirre dha dorëheqjen pas humbjes kundër Argjentinës në Afrikën e Jugut. Kjo ndeshje është edhe me rastin e 200 vjetorit të pavarësisë së Meksikës por është edhe ndeshja e parë e Spanjës pas fitimit të Kupës së Botës. Ndeshjen e fundit Meksika e ka luajtur në fazën e një të tetave të Kupës së Botës kundër Argjentinës.