Turqi, flakët përfshijnë spitalin, 8 të vdekur
Stamboll - Tetë persona humbën jetën nga flakët që përfshinë një spital në qytetin turk të Bursas. Ngjarja e rëndë njoftohet nga guvernatori i qytetit veriperëndimor, i cili thotë se zjarri shpërtheu në orët e vona të natës. Guvernatori Sahabettin Harput, deklaron për televizionin “CNN Turk”, se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike në sistemin e brendshëm të spitalit
Tetë viktimat, tre prej tyre gra, mendohet të kenë vdekur të asfiksuar nga tymi i përhapur në sallën e reanimacionit.
Të paktën 44 persona u evakuuan nga spitali "Sevket Yilmaz" dhe u dërguan për trajtim mjekësor në 10 spitale të tjera të Bursas, deklaroi Guvernatori.