Turqi, konfiskim rekord heroine në Stamboll
STAMBOLL- Një sasi rekord prej 355 kilogramësh heroinë është konfiskuar nga polica e Stambollit, njoftoi sot kjo e fundit.
Droga është zbuluar gjatë një operacioni të policisë në lagjen Bejlikguzu, në pjesën evropiane të Stambollit, pas ndjekjes së një kamioni, që kishte mbërritur në vend përmes kufirit verior dhe kërkonte të udhëtonte më pas drejt Evropës.
Njëkohësisht, policia ka kryer kontroll në shtëpitë e shtatë personave, për të cilët mendohet se janë të lidhur me kontrabandistët e drogës.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe u janë marrë një sasi prej 500 000 eurosh, 30 000
dollarësh dhe 50 000 lirash turke (21 000 euro).
Polica ka ndërmarrë hetim të gjerë në lidhje me rastin.
(d.b/BalkanWeb)