E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siçili, shpërthen vullkani Etna, s`ka njoftime për viktima

Është intensifikuar gjatë natës së kaluar aktivitietit i vullkanit Etna në Siçili të Italisë. Sipas informacioneve më të fundit janë dëgjuar shpërthime të mëdha të shoqëruar nga një lumë llave dhe hiri vullkanik që ka rënë mbi Catania dhe qendrat e banuara të qytetit. Nuk ka njoftime për viktima.
 

Aeroporti i qytetit ka qëndruar i mbyllur gjatë orëve të mëngjesit pasi hiri vullkanik ishte i dendur dhe mund të rrezikonte seriozisht motorët e avionëve.
 

Ndërkohë që në pistën e aeroportit janë angazhuar makina pastruese dhe rreth 25 ppunonjës të cilët po pastrojnë hirin vullkanik që kishte mbuluar pistat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›