Turqi, mediat kundër Canës: Nuk është për Gallatasarain"
TIRANE- Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, nuk ka lënë përshtypje të mirë në ndeshjen debutuese në kampionatin e futbollit turk. Gallatasarai u mposht 2:1 nga Sivasspor, ndërsa mediat turke nuk lavdëruan paraqitjen e mesfushorit kosovar.
26 vjeçari ishte titullar në këtë përballje, ndërsa në minutën e 65-të është ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar. Cana është zëvendësuar në minutën e 73-të, duke i liruar vendin sulmuesit çek Milan Baros.
Pas ndeshjes Lorik Cana u kritikua për paraqitjen e tij në fushë, ndërsa analistët e futbollit turk transferimin e tij në gjigantin turk e vlerësuan jo të qëlluar për klubin nga stadiumi "Ali Sami Yen".
Sipas analistit të mirënjohur dhe ish futbollistit të Turqisë, Ridvan Dilmen, kosovari nuk është transferim i gjetur nga Gallatasarai. “Cana nuk është futbollist për Gallatasarain”, ka thënë Dilmen në televizionin NTV gjatë analizës që e ka bërë për ndeshjen Sivasspor – Gallatasaray.
Ndërsa trajneri holandez i klubit turk, Frank Rijkaard, u është kundërpërgjigjur kritikave të mediave duke thënë se Lorik Cana është futbollist ideal për futbollin tuk.
Ndryshe nga Gallatasarai, kosovari kishte bërë paraqitje të mira në debutim të kampionateve me dy ish-skuadrat e tij të fundit, klubin francez Olimpik Marseije dhe atë anglez Sandërlend.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare pushtoi zemrat e tifozëve të Marsejës dhe Sandërlendit me lojën e tij, aq sa drejtuesit e këtyre klubeve i besuan edhe shiritin e kapitenit.
Edhe pse Cana ishte idhull në “Stadium of Light”, papritur vendosi të largohet nga Premierliga, për t’u transferuar tek gjiganti turk Gallatasarai.
Ish-mesfushori i klubit francez PSG i kushtoi 6 milionë euro Gallatasarait, e cila nënshkroi kontratë katërvjeçare me futbollistin e Kombëtares shqiptare.
(atsh/balkanweb)