Eliminimi i Partizanit, obligim për Hasin

Prishtinë, 18 gusht - Besnik Hasi si futbollist ka regjistruar 25 paraqitje në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Të gjithë këto ndeshje i kishte luajtur në fanellën e klubit më të madh belg, Anderlecht. Hasi thotë se tashmë ka ardhur koha që garën më të fortë evropiane të klubeve ta shijojë edhe si trajner. Hasi është ndihmëstrajneri i parë i Anderlechtit që të mërkurën (sot) takohet me Partizanin në Beograd në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve. Plejofi është faza e fundit para asaj grupore.
"Kënaqësia më e madhe për një futbollist është që të luajë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Unë kam luajtur 25 ndeshje për Andelechtin në grup, nga viti 2000 deri në vitin 2006. Atë përvojë nuk e ndërroj me asgjë. Personalisht për mua do të ishte arritje shumë e madhe nëse këtë edicion shijoj fazën grupore të Ligës së Kampionëve edhe si trajner. Vitin e kaluar jemi paraqitur në Ligën e Evropës dhe kam skautuar shumë skuadra evropiane. Nëse kalojmë Partizanin do të kem rast të skautoj skuadrat më të mëdha evropiane dhe kjo do të jetë një shkollë shumë e mirë për mua", ka thënë Hasi të martën për gazetën.
Besnik Hasi (38) për Anderlechtin ka luajtur nga viti 2000 deri në vitin 2006. Gjatë kësaj kohe ka fituar disa tituj të Belgjikës dhe është paraqitur thuajse rregullisht në Ligën e Kampionëve. Në vitin 2008, Hasi përfundoi karrierën si futbollist dhe u emërua ndihmëstrajner në Anderlecht. Edicionin e kaluar fitoi titullin e parë të Belgjikës si trajner.
Anderlechti në fazën grupore të Ligës së Kampionëve nuk është paraqitur që nga edicioni 2006\07.
"Në tri vitet e kaluara Anderlechti nuk ka luajtur në fazë grupore dhe kjo na obligon që këtë vit të sigurojmë këtë fazë. është e papranueshme që Anderlechti të mos luajë në grup për të katërtin vit me radhë. Kur unë isha lojtar kemi luajtur gjashtë vite rresht", ka shtuar gjakovari Hasi.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë thotë se Partizani është kundërshtar shumë i vështirë për t’u kaluar.
"Shorti deshi që ne të përballemi me Partizanin që ishte kundërshtari më i vështirë i mundshëm. është mirë që ndeshjen e parë e luajmë në Beograd, ndërsa të dytën në shtëpi. Për të eliminuar këtë skuadër duhet që në dy ndeshjet të kemi paraqitje të nivelit më të lartë. Jam optimist, pasi jemi më të fortë se vitin e kaluar. Kemi mbajtur të gjithë futbollistët që kryesisht janë të rinj, por që tani kanë një vit më shumë përvojë. Nëse kalojmë Partizanin jam i bindur se në grup do të tregohemi të suksesshëm, sidomos si vendas", ka shtuar Hasi.
Ai më herët pati ofertë për të marrë drejtimin e skuadrës belge, Cercle Brugge, por vendosi që edhe në dy vitet e ardhshme të punojë si ndihmëstrajner në Anderlecht.