E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, nënkomisari i policisë shqiptare kapet me 70 kg heroinë

Gati një muaj pas arrestimit
të ish-sekretarit të dytë në
ambasadën shqiptare në
Shkup, tre shtetas të tjerë shqiptarë
janë arrestuar në Turqi për implikimin
e tyre në trafi kun e drogës.
Të arrestuarit, mes të cilëve edhe
një ofi cer policie në aeroportin e
Rinasit, janë kapur në Stamboll në
kushtet e fl agrancës, duke transportuar
një sasi të konsiderueshme
droge, pavarësisht se nuk është
përcaktuar masa e saktë për efekt
hetimesh. Nënkomisar Altin Murra,
i diplomuar në Akademinë Policore
të Turqisë, u kap së bashku me
dy bashkëkombësit e tij, Burhan
Markeci dhe Nalton Jacaj.
Fillimisht, burime nga policia
bënë të ditur se janë kapur
në Stamboll tri persona duke
transportuar me maune një sasi
të konsiderueshme droge. Më
pas u mësua se të arrestuarit e
tjerë, veç ofi cerit të Rinasit, janë
Burhan Markeci nga Dibra, 39
vjeç dhe Nalton Jacaj nga Tirana,
i moshës 35 vjeç. Ndalimi është
bërë pas përgjimeve telefonike
nga policia turke, ndërsa nuk janë
bërë të ditura të dhëna të tjera për
shkak të verifi kimeve. Por, ofi ceri
i kontaktit i policisë shqiptare
në Turqi është vënë në dijeni të
këtij operacioni dhe ka raportuar
në Drejtorinë e Përgjithshme të
Policisë se operacioni është zhvilluar
dy ditë më parë. Në hyrje
të Stambollit është ndaluar një
maune mallrash, që drejtohej
nga shoferi Burhan Markeci.
Aty është ushtruar kontroll nga
forcat e Antidrogës turke, pasi
kishin informacion se në të fshihej
heroinë. Kështu, brenda saj është
gjetur një sasi e konsiderueshme
heroine, por policia turke nuk ka
dhënë detaje në lidhje me këtë.
Megjithatë, policia shqiptare tha
se nga të dhënat e para fl itet për
rreth 70 kg heroinë. Ndërsa tre
personat që ndodheshin në kabinën
e maunes janë shoqëruar për
në polici. Ata janë marrë në pyetje
nga ofi cerë e Antidrogës turke dhe
sot pritet që autoritetet të dalin në
një konferencë për shtyp.
Vetëm një muaj më parë, sekretar
i dytë i ambasadës shqiptare
në Shkup u prangos në fl agrancë
me 65 kilogramë heroinë. Agim
Ajet Haxhiu u kap me sasinë e
drogës që arrinte shifrën e 650
mijë eurove në një makinë me
targa diplomatike në Stamboll, në
datën 2 maj. Kjo nuk është hera e
parë që punonjës të ambasadave
shqiptare kapen me droga të
forta, duke u "fshehur" pas targave
diplomatike.
Disa muaj më parë, shoferi i
ambasadës shqiptare në Romë,
Arsen Selmanllari, u arrestua pasi
iu gjet 1 kg kokainë në automjetin
me targa diplomatike. Arrestimet
u kryen gjatë një kontrolli policor
në autostradë në dalje të Milanos.
Policia gjeti në bagazhin e
makinës plot 1 kilogram kokainë.
Ky arrestim i ofi cerit të policisë
shqiptare ka dhënë një goditje
sidomos për policinë kufi tare. Ai
prej kohësh shërbente në aeroportin
e Rinasit si ofi cer i pikës së
kalimit kufi tar. Tashmë, hetimet
kanë nisur njëkohësisht edhe në
Shqipëri për këtë person, ndërsa
po shikohet me kujdes roli i tij
në trafi kun e drogës. Menjëherë
është bërë shkarkimi i tij nga
detyra dhe pritet që të merren
masa të tjera ndëshkuese dhe
hetimet pritet të nxjerrin në pah
fakte të reja mbi këtë person, por
edhe persona të tjerë të rr

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›