Vret veten me pistoletën e policit
Borxhet dhe papunësia e kanë
detyruar një 36-vjeçar t‘i
japë fund jetës. Por, policia nuk
ka përjashtuar edhe pistën e
xhelozisë, duke u nisur nga një
letër ku ka shkruar pak fjalë. Ai ka
vjedhur pistoletën e shokut të tij,
që punonte polic burgjesh, dhe
e ka përdorur për të kryer aktin
e rëndë. Bëhet fjalë për Anton
Lleshin, i cili prej kohësh kishte
marrë një banesë me qira në
Kombinat të Tiranës, ku jetonte
bashkë me gruan, pasi kishte
ardhur nga fshati Kryezi i Pukës.
Policia është njoftuar për këtë
ngjarje nga fqinjët e viktimës,
Anton Lleshit, i cili njihej si njeri
i qetë dhe me halle. Sipas të dhënave
hetimore, rreth orës 09:00 të
mëngjesit është njoftuar se te fusha
"Misto Mame" ka vrarë veten
me pistoletë 36-vjeçari nga Puka.
Me t‘u njoftuar, në vendngjarje
kanë shkuar shërbimet e Seksionit
Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe
Shëndetit, të cilët fi llimisht kanë
kontaktuar me bashkëshorten
e tij. Ka qenë pikërisht ajo që e
ka gjetur burrin të vetëvrarë me
një pistoletë, që nuk dihej se nga
kishte "mbirë". Ajo ka treguar se
ai kishte lënë edhe një letër, ku
donte të shpjegonte se përse i
kishte dhënë fund jetës, e duke
lënë dyshime se ishte xheloz për
të shoqen. Megjithatë, policia e
ka marrë në pyetje gruan e ve, e
cila ka deklaruar se nuk e kishte
pikasur asnjëherë xhelozinë e
tij. Më pas, policia ka mbledhur
informacione edhe nga të njohurit
e tij, nga ku ka rezultuar se
kishte një sasi parash të marra
borxh dhe që i duhej t‘i shlyente
këto kohë. Gjithashtu, ai kishte
mbetur pa punë dhe nuk kishte
me çfarë të mbante familjen,
ndërsa shpesh herë shprehej se
donte të bëhej baba. Nga ana
tjetër, policia ka dërguar trupin
e pajetë në morgun e Tiranës,
ka kryer veprimet përkatëse
në vendin e ngjarjes, si dhe ka
sekuestruar armën e krimit. Por,
emri i tij kishte dalë në dosjet e
policisë vetëm pak ditë më parë,
pasi kishte qenë nën shoqërinë
e një punonjësi policie, kur këtij
të fundit i ka humbur pistoleta.
Pikërisht, Fadil Hysaj, 37 vjeç,
polic i Drejtorisë së Përgjithshme
të Burgjeve, kishte denoncuar
se i kishte humbur pistoleta e
tij e shërbimit në makinë. Ai ka
deklaruar për ofi cerin e policisë
gjyqësore se në makinë kishte
qenë me dy miqtë e tij, njëri prej
të cilëve ishte Anton Lleshi. Policia
kishte dyshuar se njëri prej tyre
mund të ishte autor i vjedhjes së
pistoletës, por nuk kishte prova
për ndalimin e tyre. Por, kur është
bërë verifi kimi i viktimës, ka rezultuar
se emri i tij ishte përmendur
nga polici i burgjeve. Më pas është
bërë verifi kimi i armës së përdorur
në vetëvrasje me numrin e pistoletës
së vjedhur, që është marrë
nga dosja e policit të burgjeve,
ku ka rezultuar se ishte e njëjta.
Kështu, policia ka mbyllur hetimet
për të dyja rastet, duke gjetur
edhe origjinën e armës së krimit.
Ndërsa ditën e djeshme, familjarët
e kanë transportuar trupin e pajetë
të 36-vjeçarit drejt fshatit të
tij të lindjes. Policia shpjegoi se
më vonë do të rimerret në pyetje
bashkëshortja e tij në lidhje me
sqarimin e plotë të rrethanave
dhe motiveve të vetëvrasjes.
detyruar një 36-vjeçar t‘i
japë fund jetës. Por, policia nuk
ka përjashtuar edhe pistën e
xhelozisë, duke u nisur nga një
letër ku ka shkruar pak fjalë. Ai ka
vjedhur pistoletën e shokut të tij,
që punonte polic burgjesh, dhe
e ka përdorur për të kryer aktin
e rëndë. Bëhet fjalë për Anton
Lleshin, i cili prej kohësh kishte
marrë një banesë me qira në
Kombinat të Tiranës, ku jetonte
bashkë me gruan, pasi kishte
ardhur nga fshati Kryezi i Pukës.
Policia është njoftuar për këtë
ngjarje nga fqinjët e viktimës,
Anton Lleshit, i cili njihej si njeri
i qetë dhe me halle. Sipas të dhënave
hetimore, rreth orës 09:00 të
mëngjesit është njoftuar se te fusha
"Misto Mame" ka vrarë veten
me pistoletë 36-vjeçari nga Puka.
Me t‘u njoftuar, në vendngjarje
kanë shkuar shërbimet e Seksionit
Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe
Shëndetit, të cilët fi llimisht kanë
kontaktuar me bashkëshorten
e tij. Ka qenë pikërisht ajo që e
ka gjetur burrin të vetëvrarë me
një pistoletë, që nuk dihej se nga
kishte "mbirë". Ajo ka treguar se
ai kishte lënë edhe një letër, ku
donte të shpjegonte se përse i
kishte dhënë fund jetës, e duke
lënë dyshime se ishte xheloz për
të shoqen. Megjithatë, policia e
ka marrë në pyetje gruan e ve, e
cila ka deklaruar se nuk e kishte
pikasur asnjëherë xhelozinë e
tij. Më pas, policia ka mbledhur
informacione edhe nga të njohurit
e tij, nga ku ka rezultuar se
kishte një sasi parash të marra
borxh dhe që i duhej t‘i shlyente
këto kohë. Gjithashtu, ai kishte
mbetur pa punë dhe nuk kishte
me çfarë të mbante familjen,
ndërsa shpesh herë shprehej se
donte të bëhej baba. Nga ana
tjetër, policia ka dërguar trupin
e pajetë në morgun e Tiranës,
ka kryer veprimet përkatëse
në vendin e ngjarjes, si dhe ka
sekuestruar armën e krimit. Por,
emri i tij kishte dalë në dosjet e
policisë vetëm pak ditë më parë,
pasi kishte qenë nën shoqërinë
e një punonjësi policie, kur këtij
të fundit i ka humbur pistoleta.
Pikërisht, Fadil Hysaj, 37 vjeç,
polic i Drejtorisë së Përgjithshme
të Burgjeve, kishte denoncuar
se i kishte humbur pistoleta e
tij e shërbimit në makinë. Ai ka
deklaruar për ofi cerin e policisë
gjyqësore se në makinë kishte
qenë me dy miqtë e tij, njëri prej
të cilëve ishte Anton Lleshi. Policia
kishte dyshuar se njëri prej tyre
mund të ishte autor i vjedhjes së
pistoletës, por nuk kishte prova
për ndalimin e tyre. Por, kur është
bërë verifi kimi i viktimës, ka rezultuar
se emri i tij ishte përmendur
nga polici i burgjeve. Më pas është
bërë verifi kimi i armës së përdorur
në vetëvrasje me numrin e pistoletës
së vjedhur, që është marrë
nga dosja e policit të burgjeve,
ku ka rezultuar se ishte e njëjta.
Kështu, policia ka mbyllur hetimet
për të dyja rastet, duke gjetur
edhe origjinën e armës së krimit.
Ndërsa ditën e djeshme, familjarët
e kanë transportuar trupin e pajetë
të 36-vjeçarit drejt fshatit të
tij të lindjes. Policia shpjegoi se
më vonë do të rimerret në pyetje
bashkëshortja e tij në lidhje me
sqarimin e plotë të rrethanave
dhe motiveve të vetëvrasjes.