E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi kushëririn e parë të Ben Qimes, dënohet me 14 vjet burg

Gjykata e Rrethit Fier dënon autorin e plagosjes së
djalit të xhaxhait të Arben Isufi t, të njohur si Ben
Qimja. 14 vjet burg për autorin dhe një vit e 6 muaj për
bashkëpunëtorët e tij, ky ka qenë vendimi i djeshëm
dhënë nga kjo gjykatë. Angjelos Sado është shpallur
fajtor për atentatin e shtatorit të kaluar në pronën e
Isufajve. Trupi gjykues i përbërë nga kryetari Pirro Sota
dhe anëtarët Alfred Komini dhe Nafi je Curri, vendosi që
29-vjeçari Sado të dënohet përfundimisht me 14 vjet
burg, ndërsa Lulëzim Toçi dhe Emirjon Prishka, të cilët
e ndihmuan të fshihej dhe arratisej, u dënuan me nga
1 vit e 6 muaj burg. Për sa i përket bashkëpunëtorit
të tretë të Sados, shtetasit Jani Gremo, gjykata e ka
lënë atë në liri me kusht për 2 vjet. Ngjarja për të cilën
u dënua 29-vjeçari Sado ndodhi më 21 shtator të vitit
të kaluar, në qytetin e Fierit. Sado shkoi me një mikun
e tij grek, të cilit i kishin vjedhur makinën dhe e kishin
informuar se ajo ndodhej në lagjen "Sheq i Madh" dhe
se Ahmet Isufaj, xhaxhai i Ben Qimes, kishte dijeni për
këtë. Aty ai qëlloi mbi dy pjesëtarë të fi sit Isufaj dhe ndaj
dy shtesave të tjerë që ndodheshin aty. Sado u largua
me automjetin e tij në drejtim të Vlorës dhe më pas në
Lukovë, ku u arrestua më 25 shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›