E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turqi, përmbytet qyteti i Sanliurfas, të rrezikuar edhe të prekurit nga tërmeti

Një person raportohet të ketë humbur jetën dhe katër të tjerë janë zhdukur si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut që kanë goditur qytetin Sanliurfa (Shanlufa) në juglindje të Turqisë, dhe si pasojë e të cilave janë përmbytur rrugë, autostrada dhe makina.

Rreshjet që  filluan të martën shkaktuan përmbytjen e kati të gjithë qytetit. Shpëti dhe biznese janë mbuluar nga uji. 

Sipas mediet lokale, në Sanliurga janë dërguar ekipe të emergjencave të cilat gjatë natës ndihmuan personat që kishin mbetur të bllokuar në makina.

Rreshjet në juglindje të Turqisë gjithashtu kanë shtuar sfidat për personat që jetojnë në tenda për shkak të termeteve të 6 shkurtit.  

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›