“Yjet e Kosovës” humbin 2-3 përballë Prishtinës
Në prani të rreth 15 mijë shikuesve shqiptarë, “Yjet e Kosovës” kanë humbur 3-2 përballë ekipit të Prishtinës në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin e kryeqytetit kosovar. Pavarësisht humbjes, Xhaka, Cana, Rama, Basha, Kuqi, Ujkani, Dallku e shumë të tjerë, kanë dhuruar spektakël në këtë takim, i cili u organizua në kujtim të 90 vjetorit të themelimit të klubit prishtinas. Lorik Cana ka qenë kapiteni i këtij ekipi, ndërsa trajneri ka qenë i ati i tij, Agimi.
Prishtinasit kaluan të parët në avantazh me Azem Ahmetin në minutën e 8-të, por, pas sulmeve të njëpasnjëshme, “Yjet e Kosovës” barazuan në minutën 11-të me Shefki Kuqin, i cili e ka festuar golin në një mënyrë mjaft të veçantë. Kuqi arriti të shënojë edhe golin e dytë për ‘Yjet e Kosovës’ në minutën e 60-të të takimit.
Ishte Enis Fetahu ai që u dha fitoren simbolike kampionëve të Kosovës, me dy gola të realizuar gjatë 10 minutave të fundit të takimit. Presidenti i klubit prishtinas, Remzi Ejupi, i entuziazmuar ka premtuar se me rastin e 100-vjetorit të ekipit do të organizohet një mega-spektakël, por për këtë duhet të priten 10 vite.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)