Turqi, protesta të dhunshme të kurdëve
Me mijëra kurdë kanë organizuar një protestë të përmasave të konsiderueshme ditën e dielë për të kontestuar vrasjet e kryera nga ushtria turke ndaj disa anëtarëve të këtij komuniteti gjatë javëve të fundit. Protesta e cila u mbajt në qytetin e Diarbakirit mblodhi me mijëra protestues. Turmat sulmuan forcat ushtarake turke të cilat bënë thirrje për ndërprerjen e kësaj proteste që forcat ushtarake e quajtën të paligjshme. Turma e protestuesve jo vetëm e kundërshtoi këtë thirrje të ushtarëve por ajo filloi që të godiste me mjetet të forta në drejtim të forcave ushtarake.
Më pas ushtria filloi që të shpërndante gazlotsjellës në drejtim të turmës së inatosur të komunitetit kurd si edhe filloi që përdorë presionin e ujit për të shpërndarë protestuesit.
Protestuestit kurdë janë të gjithë pjesë e partisë PKK (partia e kurdëve punëtorë). Kjo parti ka kërkuar në mënyrë zyrtare që në vitin 1984 që qeveria turke të lejojë këtë komunitet që të ketë një qeverisje vendore të pavarur.
Që nga ajo kohë kurdët kanë kërkuar që të respektohen disa të drejta në nivelin kulturor dhe arsimor. Sipas përllogaritjeve në Turqi jetojnë rreth 14 milionë kurdë të cilët jetojnë kryesisht në juglindje të vendit.