E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia: Franca të heqë dorë nga ligji për genocidin

Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl i kërkoi Francës, që të heqë dorë nga “projektligji për genocidin armen”.
Dhoma e ulët e parlamentit francez, do të diskutojë të enjten, nëse do të penalizojë me një vit burg dhe 59 mijë dollarë gjobë, pohimet se vrasjet nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore, çuan në “genocid”.
Kjo do të sillte një legjislacionin të ngjashëm me mënyrën se si Franca e trajton holokaustin.
Ministri i jashtëm francez Alain Juppe ka deklaruar se Turqia duhet të “bëjë një xhest kujtese” dhe të njohë historinë, ashtu sikurse ka bërë Franca, duke njohur rolin e shtetit francez në depërtimin e hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por Turqia refuzon termin genocid. Ajo insiston së vrasjet kanë ndodhur gjatë gjatë trazirave civile pas rënies së Perandorisë Osmane dhe se humbje kishte nga të dyja anët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›