E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, 48 orë paraburgim për dy vëllezërit Veselinoviç

Dy vëllezërit e arrestuar për kontrabandë në veriun e Kosovës dhe për dhunë ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s në atë zone do të qëndrojnë për 48 orë në paraburgim.
Mediat serbe kanë theksuar se Zvonko Veselinoviç akuzohet për prodhim ilegal dhe hedhjes në treg të armëve dhe materialeve shpërthyese ndërsa vëllai i tij Zharko Veselinoviç akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Zvonko dhe Zharko Veselinoviç janë identifikuar nga KFOR-i si organizatorët dhe liderët e akteve të fundit të dhunës, që janë kryer kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, te barrikadat në Jarinë dhe Jagnenicë.
Zvonko Veselinoviç për një kohë të gjatë është në qendër të mediave , për shkak të aktiviteteve të tij të paligjshme dhe lidhjes me krimin e organizuar në pjesën veriore të Mitrovicës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›