Mblidhet Duma ruse, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma Shtetërore, mban sot seancën e saj të parë. Ajo mbahet me gjithë thirrjet e opozitës që të anulohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit, për të cilat ata pretendojnë se janë manipuluar në favor të partisë në pushtet të kryeministrit Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”.
Zgjedhjet kontraverse kanë shkaktuar protesta, përfshirë edhe një tubim të madh në Kremlin më 10 dhjetor, në të cilin morën pjesë rreth 50 mijë persona.
Protestuesit po planifikojnë demonstrata tjera më 24 dhjetor, ku deri më tani më shumë se 30 mijë njerëz kanë konfirmuar pjesëmarrjen përmes Facebook-ut.