E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, rritje ekonomike me 8.8 përqind

Ekonomia turke ka shënuar rritje me 8.8 përqind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka njoftuar enti turk i statistikave. Në deklaratë thuhet se me këtë rritje janë tejkaluar edhe parashikimet e qeverisë, e cila ka pritur rritje me 7 për qind.
 

Enti ka korrigjuar rritjen ekonomike për kuartalin e në 11.6 për qind, nga 11 për qind. Turqia, shteti me 73 milionë banorë dhe ekonomia e 17-të për nga madhësia në botë, është duke shënuar normat më të larta të rritijes ekonomike në tërë rruzullin.
Të ardhurat e përgjithshme kombëtare për banor në vitin 2010 kanë qenë 10.079 dollarë, krahasuar me 8.590 dollarë sa kanë qenë në vitin 2009, njofton enti.

Ekspertët vlerësojnë se rritje 8.8 për qind ka qenë mbi nivelin që ka pritur. “Parashikohej rritje 6.8 për qind, norma prej 8.8 për qind tregon se Turqia ka strukturë dinamike”, ka deklaruar ministri turk për industri dhe tregti Nihat Ergun.

Rritja e fuqishme, nga ana tjetër, në shtatë muajt e këtij viti ka ngritur edhe deficitin tregtar në 50.7 miliardë dollarë, ose 112.9 për qind më shumë, ka njoftuar Banka Qendrore e Turqisë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›