Turqi, tërmet 5,1 ballë në detin Egje
ANKARA- Një tërmet 5,1 ballë ra sot në mëngjes në detin Egje, njoftoi televizioni turk NTV dhe agjencia Anadolli.
Tërmeti ra në orën 08:17 GMT dhe epiqendra e tij ndodhet në detin Egje, shtoi instituti turk i sizmologjisë, Kandilli, me seli në Stamboll.
Tërmeti u ndje në provincat turke Izmir dhe Ajdin, shtoi Anadolli. Mediat turke nuk përmendën viktima apo dëme pas këtij tërmeti.
(m.a/afp/BalkanWeb)