Greqi, emigranti shqiptar vret me thikë bashkatdhetarin e tij
SPATA – Një emigrant shqiptar ka vrarë bashkatdhetarin e tij me thikë, mbrëmë në Spata të rajonit të Atikës.
Sipas policisë, shkak janë bërë mosmarrëveshjet personale mes 2 shqiptarëve.
Një 36 vjeçar dhe një 27 vjeçar, që ishin të njohur me njëri-tjetrin, u zunë në një salle bilardoje dhe në vazhdim dolën jashtë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre.
Aty 36 vjeçari e goditi me thikë viktimën në gjoks e në brinjë, e pastaj u largua me një autoveturë në drejtim të paditur.
I plagosuri u çua nga një i afërm i veti në qendrën shëndetësore të Spatas, ku pak më vonë ndërroi jetë.
Policia po zhvillon hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
(a.jo/Balkanweb)