E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Koldashit dhe fundi i Bandës së Durrësit

 Grupimi që dikur drejtohej nga Klodian Saliu është transformuar tërësisht dhe Endrit Dokle ka mbledhur rreth vetes njerëz të rinj. Ata janë kryesisht nga veriu i vendit dhe i vetmi durrsak është Adriatik Coli. Pikërisht Coli është shkaku përse të gjithë të tjerët u futën në burg. Vrasja e fundit e organizatës, ajo e Ilir Koldashit solli fundin real të Bandës së Durrësit.

***

Pas vrasjes së shtetasit Avni Gashi i pandehuri Endrit Dokle kërkohej me ngulm për tu pyetur për këtë ngjarje nga Prokuroria e Durrësit, e cila i kishte regjistruar edhe emrin si person nën hetim për këtë ngjarje. Gjatë kësaj kohe i pandehurit Endrit Dokle rrinte gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e të pandehurve Adriatik Coli, Sardian Sulejmani e Kujtim Buna. Më datë 30.10.2005 i pandehuri gjatë hyrje daljeve në lokalin Fashion Club ku punonte viktima Ilir Koldashi ishte konfliktuar me këtë të fundit dhe në atë gjendje emocionale kthehet në shtëpinë ku rrinin të pandehurit Endrit Dokle, Adriatik Coli e Sardjan Sulejmani. I pandehuri Kujtim Buna pretendon se viktima e ka ofenduar duke e kontrolluar e duke mos e lënë të futet në lokal, e për këtë kërkon ndihmën e shokëve të tyre të vërë nderin në vend, duke nënkuptuar shkuarjen atje dhe dhunimin e tij.

Fillimisht të pandehurit e tjerë hezitojnë, por duke parë këmbënguljen e tij pranojnë të shkojnë me të, me qëllim sqarimin e rrethanave, por me tendencë për ta fyer e ofenduar publikisht viktimën Ilir Koldashi, ashtu siç Kujtimi pretendonte se i kishte ndodhur atij. Pasi shkojnë afër lokalit Endrit Dokle e Adriatik Coli futen brenda me qëllim për të parë për Ilir Koldashin, por atë e takojnë pas pak çastesh përjashta lokalit. Takimi ishte i tensionuar dhe midis viktimës e të pandehurit Endrit Dokle pati sharje reciproke. Në këtë kohë i pandehuri Kujtim Buna kacafytet me viktimën ndërsa i pandehuri Adriatik Coli duke pare këtë situate nxjerr pistoletën dhe qëllon ndaj viktimës Ilir Koldashi.

Nga kjo goditje viktima e Kujtimi ndahen dhe në këtë moment i pandehuri Adriatik qëllon dhe një here tjetër ndaj viktimës Ilir duke e rrëzuar përtokë. Nga goditja e parë me armë zjarri kishte mbetur i plagosur edhe Kujtim Buna, i cili së bashku me Adriatik Colin e Sardjan Sulejmanin largohen me vrap për në drejtim të fakultetit Ekonomik tek rruga e Elbasanit. Në ikje e sipër policia bën të mundur arrestimin në flagrancë të të pandehurve Sardjan Sulejmani e Kujtim Buna ndërsa të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli mundin të largohen e ti shpëtojnë arrestimit atë natë. Të pyetur për ngjarjen të arrestuarit Sardjan Sulejmani e Kujtim Buna nuk tregojnë autorin e saj ashtu siç ka vepruar edhe i pandehuri Endrit Dokle në momentet e para kur u arrestuar pas dy ditësh. I pandehuri Adriatik Coli i ndihmuar nga A.K largohet për në Itali nëpërmjet Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë, etj.

Dritan Dajti ishte ofruar për të vrarë Lul Berishën

Pas vrasjes së Koldashit Coli është larguar nga Shqipëria. Rrugës duke shkuar për në Malin e Zi ka mësuar se Dritan Dajti ishte ofruar për të vrarë Lulzim Berishën, por në fnd ishin prishur me Doklen për çështje pazaresh. Dajti i kishte kërkuar Dokles 200 mijë euro dhe një shkëmbim njerëzish. Dokle do të merrte Plaurent Dervishin, kunatin e Lul Berishësh, ndërsa Dajti do të merrte Ollonin, të cilin e kishte inat nga miqësia e vjetër me A.L. Duke qenë se nuk mund të godiste A.L që ndodhej në burg, Dajti kishte planifikuar hakmarrjen mbi Ollonin.

Në lidhje me këtë çështje Coli ka thënë:

Një dite mbas vrasjes se Ilir Koldashit jam nisur per Shkoder. Me ka cuar G.G me foristradë jeshile, me sirene policie. Ishte dhe nje tjeter shofer, me flokë të rame përpara. Kemi marrë rrugën për në Shkodër. Atje na priste A.K. Kishte një makine Rexhino ngjyre gri, targa Tirane sic me kujtohet. Pasi kemi takuar A. në Shkodër jemi ndarë. Unë shkova me të. G.G me shoferin u kthyen në Tiranë. U ulem duke bërë muhabet. I tregova ngjarjen A.K si ndodhi një ditë më parë. Në atë kohë marr Endritin në telefon dhe ai me thotë që do të dorëzohej. Unë i nxjer A. në telefon. Ai i thotë mos bëj gabim të dorëzohesh, pse nuk erdhe ti bashkë me Tikun. Vishit këtej nga unë. Mbas një ore marim vesh që i kishte shku policia Endritit te shpia. Këtë e mësova nga njerëzit të afërt të nuses time…

Gjatë muhabetit para se të kaloja kufirin, A. me hapi muhabetin që kishte bërë me Endrit Doklen, kur kishte ardhur në muajn tetor 2005. E kishte takuar poshtë shpisë së vetë, Endrit Doklen. Një ditë para erdhi vetëm dhe zbritëm poshtë unë, Endrit Dokle, Sardiani, dhe Kujtimi dhe E.Sh ishte. Ata kishin biseduar për Lulzim Berishën, për të vrarë Lulzim Berishën. Ata i kishin kërkuar 200 mijë euro Endritit për këtë. Ato kishin kërkuar si parapagim 100 mijë euro. Endriti më tha ti çojmë 50 mijë euro. Ishim poshtë tu shku te shpia ime me qera kur u bë ky muhabet. Unë nuk pranova. Kështu që nuk i çuam asnjë lloj leku. Nuk pranova ti jepnim parapagimin e lekëve. A. më tha gjatë muhabetit që Endriti u tregua kalama, sepse ato kishin rënë dakord edhe për të shkëmbyer Altin Ollonin që rinte me ne. Ato do na nxirrnin Plaurent Dervishajn. Do ta nxirrnin që ta vrisnin ne. Me Altinin ata, Tan Dajti dhe E.Sh, kishin problem. E donin Altinin të gjallë ta merrnin të gjallë.

Coli: Pse vendosa ti tregoj policisë krimet e shokëve të mi

Vrasja e Ilir Koldashit shënon fundin e Bandës së Durrësit. Një krim i kryer nga gjaknxehtësia dhe pa asnjë motiv sjell arrestimin e disa anëtarëve dhe arratisjen e Colit. Në kohën që ndodhej në Itali ai mëson se të gjithë donin ta vrisnin. Lulzim Berisha, njerëzit e Koldashit, por edhe vetë shoku i tij Endrit Dokle kishin dërguar njerëz për ta vrarë. Në këto kushte ai zgjedh që të tradhtojë shokët dhe ti tregojë policisë të gjithë historinë e shtatë viteve krime makabre në Durrës dhe Tiranë. Vetë Coli e ka përshkruar këtë moment duke thënë:

Gjatë kohës që kam ndjejtur në Itali në Breshia, kam marrë vesh nga njerëz të afërt që Lulzim Berisha kishte nis njerëz për të më vrarë. Gjithashtu edhe njerëzit e Ilir Koldashit kishin nisur njerëz për të më vrarë. I kam marrë vesh nga njerëzit e mi të afërt emrat nuk më kujtohen. Kam mësuar se edhe Endrit Dokle kishte nisur njerëz për të më vrarë. Ky kishte nisur Xh.P nga Durrësi, R.Xh nga Durrësi dhe një Ilir, Ilir nga Durrësi, mbiemrin nuk e di. Gjatë kohës që unë rrija në Breshia, këto ishin kapur nga policia. Këtë gjë e mësoj me anë të Arjan Saliut ku kishte qenë në burg, ku policia kishte ndaluar Xh.P, R.Xh dhe Ilirin. Ata kishin qenë duke shkëmbyer për të marrë mallin që ishte nisur nga Kosova. Ishte 10 kg e 750 gram heroinë e pastër. E mësova sepse kur i kishin arrestuar i kishin futur në burg, aty ndodhej dhe Arjan Saliu. Ata i kishin thënë se prej atij na erdhën gjithë të zezat. Domethënë prej meje. Po ta kishim parë do ta kishim vrarë, i kishin thënë ata.

Në Austri në burg ndejta një muaj e ca ditë, pastaj jam kthyer nga Austria, në Slloveni me emrin Arben Krasniqi. Policia Austiake pa shoqërues më solli për në Kosove, Prishtinë, me avion. Kur zbrita tek dogana e Prishtinës më ndaloi policia e doganës dhe me pyeti nga je unë i thashë jam kosovar. Këto më thanë nuk je i Kosovës, po je shqiptar. Kështu që unë u dhashë të gjitha të dhënat e mia me emër dhe mbiemër dhe me mbajtën një ditë. I thash që mund të bëj një telefonatë. Bëra një telefonatë me një mikun tim, nuk më kujtohet emri. I thashë që të lajmëronte policinë se unë do të vij, do të dorëzohem, dhe do ti tregoj të gjitha. Ai më thotë mirë në rregull. I thash do nisem në darkë dhe se nuk dua të merret vesh nga policia e Rinasit. Ai më tha në rregull. Jam nisur me avion nga Prishtina ka qenë d

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›