E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, vriten tre ushtarë dhe 9 kryengritës kurdë


Në përleshjet më të reja ndërmjet ushtarëve të Turqisë dhe kryengritësve kurdë në pjesën juglindore të Turqisë, janë vrarë tre ushtarë dhe nëntë kryengritës. Agjencia turke Anadollia, ka raportuar se përleshjet kishin shpërthyer kur pjesëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, që është e ndaluar, sulmuan një bazë ushtarake në provincën Hakkari, pranë kufirit me Irakun. Partia Punëtore e Kurdistanit aktualisht i ka intensifikuar sulmet kundër forcave të armatosur turke, në pjesën juglindore të Turqisë.
Ata sulmojnë dhe më pas tërhiqen në bazat e tyre në pjesën veriore të Irakut. Më shumë se se 40 mijë persona janë vrarë që nga viti 1984, kur ky konflikt ka filluar, meqë Partia Punëtore e Kurdistanit mori armët dhe filloi luftën kundër Turqisë me synimin për të krijuar shtetin e ndarë kurd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›