E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 18 të vdekur nga disa shpërthime pranë kufirit me Sirinë

STAMBOLL- Disa shpërthime shkaktuan sot të paktën 18 të vdekur dhe 22 të plagosur, në një qytet në jug të Turqisë pranë kufirit me Sirinë, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Shpërthimet ndodhën rreth orës 10:45 GMT në afërsi të qytetit Reyhanli, disa kilometra nga kufiri i Sirisë", theksuan burimet zyrtare vendase.

"Do të hetojmë për këtë çështje", deklaroi ministri i Brendshëm turk, Muammer Guler për mediat vendase.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›