Kinë, të paktën 19 të vdekur nga shpërthimi në një uzinë
Lajmin e bëri publik agjencia kineze e lajmeve Hsinhua. Shpërthimi ndodhi dje në një uzinë afër qytetit Yichun, në provincën Heilongjiang. Sipas agjencisë, xhamat e ndërtesave u thyen në një rreze prej një kilometër. Vala goditëse e shpërthimit u ndje në një distancë prej pesë kilometrash, shtoi agjencia.
“Fillimisht menduam se ishte një tërmet sepse ndërtesa u trondit. Llampat dhe orët ranë përtokë”, deklaroi një punonjës i një uzine aty pranë, për të përditshmen “China Daily”. Më tepër se 2 mijë banorë të qytetit janë evakuuar dhe rreth 550 zjarrfikës dhe ushtarë janë mobilizuar për fikjen e zjarrit të shkaktuar nga shpërthimi. Hsinhua thekson se ende nuk dihet se sa persona ndodheshin në uzinë në çastin e aksidentit.