Turqia: Deklaratat e Berlusconi për paktin me Rusinë, "të ekzagjeruara"
Deklaratat e kryeministri italian, Silvio Berlusconi se ishte ai që kishte vulosur marrëveshjen e djeshme ruso-turke për energjinë, janë të ekzagjeruara dhe kanë befasuar qeverinë turke, deklaroi sot një burim i lartë qeveritar për agjencinë Reuters. Berlusconi u përgjigj duke thënë se "kishte luajtur një rol shumë aktiv" në negociatat mes dy palëve.
Sipas marrëveshjeve të nënshkruara dje në Ankara, kryeministri rus, Vladimir Putin siguroi mbështetjen e Turqisë që gazsjellësi "South Stream", i mbështetur nga Moska, të kalojë drejt Evropës përmes ujërave territoriale turke, një projekt që rivalizon planet e mbështetura nga BE-ja, ndërkohë që nënshkroi marrëveshje të tjera që ndihmojnë Turqinë të shndërrohet në një qendër të rëndësishme energjetike në rajon.
Marrëveshjet ishin arritur përpara se qeveria turke të merrte nje kërkesë të minutës së fundit nga Berlusconi për të qënë i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit në Ankara me Putinin dhe kryeministrin turk, Tayyip Erdogan, shtoi burimi qeveritar.Burimi shtoi se habia ishte shumë më e madhe kur u bë e qartë se Berlusconi po e konsideronte nënshkrimin e marrëveshjeve si një arritje të tij personale.
"Kjo është një nga çështjet që mund të përbëjnë një problem diplomatik. Por vetëm fakti që behet fjalë për Berlusconin i bëri dy liderët të qeshnin", u shpreh burimi.