E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda në festë, heroi është Xhovani Trapatoni

IRLANDË- Irlanda është kualifikuar për në Europian pas 24 vjetësh dhe i gjithë vendi ka qenë në festë të mërkurën në mbrëmje. “Arritëm në tokën e premtuar”, ishte titulli i madh i “Irish Times”.

Fjala “krenari” ka mbizotëruar në mediat irlandeze, si vijim i fjalëve të Xhovani Trapatonit pas barazimit 1-1 me Estoninë. “Ja ku jemi!”, titullon “Irish Examiner”. Mes 10 arsyeve të renditura nga “Irish Independent”, për të cilat Irlanda u kualifikua, është edhe katenaço e trajnerit italian në ndeshjen kyçe ndaj Rusisë, që përfundoi 0-0. Trapatoni ndërkohë është kthyer në një hero edhe pse vetëm 66 % e tifozëve janë për rinovimin e kontratës së tij.

Disa tifozë të intervistuar nga “Irish Independent” kanë premtuar se do t’u vendosin fëmijëve të tyre emrin Xhovani, ndërsa në fund të ndeshjes, tabela e stadiumit të Dublinit ka treguar një karikaturë të Trapatonit me një mace në thes, duke shkaktuar të qeshura te të gjithë të pranishmit. Fjalia e tij “mos thuaj mace nëse nuk e ke në thes”, është kthyer në një batutë të ditës në Irlandë.

Sa i përket rinovimit të kontratës, presidenti i Federatës Irlandeze Xhon Delani, është shprehur se “në ditët e ardhshme diçka do të ndodhë”. Trapatoni kërkon të qëndrojë, por Federata i propozon një ulje të rrogës.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›