Turqia & Izraeli në bisedime sekrete, irritohet Lieberman
Një zëdhënës izraelit ka deklaruar për BBC se takimi është zhvilluar në një vend sekret mes ministrit të Jashtëm turk dhe ministrit izraelit të Tregtisë. Zëdhënësi tha se takimet u zhvilluan me kërkesë të palës turke, por Ankaraja zyrtare nga ana e saj nuk e ka konfirmuar ende lajmin.
Ndërsa një burim nga ministria e Jashtme izraelite thekson se “ministri i Jashtëm është irrituar me faktin që takimi është zhvilluar pa informuar ministrinë e Jashtme".
Por zyra e Netanjahut sqaron se moslajmërimi i Liebermanit erdhi për “arsye teknike”. “Ministri Ben Eliezer informoi kryeministrin për një ofertë nga pala turke për të mbajtur një takim jozyrtar”, thonë burime pranë kryeministrit. “Kryeministri nuk shikoi asgjë të paarsyeshme për ta penguar këtë takim”.
Në lidhje me vendin e takimit ka kundërshti, disa burime tregojnë Zvicrrën dhe disa të tjerë tregojnë Brukselin. "Ben-Eliezer është takuar me Davutolunë para disa ditëve në Evropë'', njoftoi televizioni izraelit ''Channel 2'', pa dhënë hollësi të mëtejshme.