Kristian Wulff, zgjidhet presidenti i ri i Gjermanisë
Kristian Wulff, është zgjedhur sot zyrtarisht president i ri i Gjermanisë. Ai u zgjodh pas tre raundesh votimi ku në dy raundet e para ai nuk arriti që të merrte shumicën e votave të Asamblesë Federale. Kundërshtari i tij më i fortë ishte nga veprimtari për të drejtat e njeriut në ish-RDGJ, Joachim Gauck nga Partia Socialdemokrate (SPD), i cili ka edhe mbështetjen e disa delegatëve të partisë liberale (FDP).
Kristian Wulff,50 vjeç, i partisë konservatore CDU të Angela Merkelit është i konsideruar për një kohë të gjatë si një rival potencial i kancelares. Ai lindi në vitin 1959 në Osnabryk, ku u rrit në rrethana jo fort komode. Prindërit e tij u divorcuan shpejt, nëna e tij u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë, në një kohë që djali i saj ishte adoleshent.
Wulff-i ka rënë shpejt në kontakt me politikën. Qysh në kohën e shkollës ai ka qenë kryetar i unionit federal të shkollave. Më vonë ai ishte anëtar i Këshillit të Qytetit si përfaqësues i kristiandemokratëve në vendlindjen e tij Osnabryk. Atje ai studioi në fakultetin juridik dhe më pas u bë avokat në një zyrë avokatie.
Politikanëve të landit Wulff shumë shpejt i tërhoqi vëmendjen si i zellshëm dhe profesionist. Tipare këto, që kancelarja Merkel i vlerëson: "Kristian Wulff nuk është nga ata, që mbrëmjeve qëndrojnë deri vonë me miqtë në lokalin e preferuar, sepse ai gjithmonë bën përgatitjet për ditën e nesërme."
I përgatitur mirë, i drejtë dhe me mendje të kthjellët - kështu e përshkruajnë shokët e partisë dhe miqtë 50 vjeçarin Wulff. Të tjerë e cilësojnë atë si të ngurtë dhe jo interesant. Ai i zhvillon bisedimet me qetësi, por është këmbëngulës. Sigurisht edhe kjo një arësye përse Saksonia e Ulët kryesoi së fundi në luftën disa vjeçare për pushtet mes Porsche-s dhe Folksvagenit (Vë).
Prej vitesh thuhet, që Wulff ka ambicie për t' u ngjitur në politikën federale. Por ai vazhdimisht ka thënë, se do të qëndrojnë në landin e tij - së fundi këtë ai e deklaroi pas dorëheqjes së Roland Koch, kryeministrit kristiandemokrat të landit të Hesenit.
"Unë jam mjaft i motivuar dhe kam kënaqësinë që jam kryeministër. Unë dua të mbetem i tillë për një kohë të gjatë. Ky është pozicioini, që kam unë në punën time politike, në të ardhmen time politike. " Pavarësisht lidhjes me vendlindjen e tij Wulff-i preferon të jetë i pranishëm në parketin ndërkombëtar. Si kryeministër ai shpesh herë udhëton drejt Kinës. Vjeshtën e kaluar ai shkoi edhe në SHBA. Atje ai, që në përgjithësi është një politikan perfekt, tregoi dobësi - i duhet ende të punojë me anglishten.