E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika merr presidencën e radhës të Bashkimi Evropian

Kryesimi belg, Yves Leterme, i cili do të jetë kryeministër i Belgjikës deri në formimin e qeverisë së re në tetor, ka pesë prioritete, ndërmjet të cilave më të rëndësishmet janë forcimi i institucioneve evropiane në pajtim me Marrëveshjen e Lisbonës dhe strategjia për daljen nga kriza ekonomike.

Procesi i zgjerimit gjithashtu, është një ndër detyrat më të rëndësishme për Belgjikën, që mbështet fuqishëm integrimin evropian.

Duke paraqitur programin gjatë kësaj presidence, Leterme theksoi se Belgjika ka ndërmend të kufizojë rolin e saj dhe t'i japë hapësirë më të madhe kryetarit të Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy dhe përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë, Catherine Ashton.
Belgjika do i dorëzojë Hungarisë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian me 1 janar 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›