E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

Banorët e Hamallajt gjatë natës kishin bllokuar rrugën duke djegur goma makinash. Me të mbërritur inspektorët e ndërtimit paraditen e sotme, policia punoi për zhbllokimin e rrugës. Dy efektivë policie në zhbllokim e sipër të rrugës u qëlluan me mjete rrethanore nga banorët e zonës duke u plagosur.

Menjëherë pas incidentit, kreyinspektori i ndërtimit i pranishëm në vendngjarje, Gjergji Bojaxhi urdhëroi ndalimin e operacionit.

Policia ndërtimore ka urdhëruar prishjen e 480 ndërtimeve pa leje në afërsi të bregdetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›