Turqia dënon ofensivën tokësore të Izraelit në Liban: Shkelje e sovranitetit, të tërhiqet menjëherë

Turqia ka dënuar ofensivën tokësore të Izraelit në Liban si një përpjekje të paligjshme pushtimi dhe ka bërë thirrje për tërheqjen e trupave të saj.
“Ky sulm duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ushtarët izraelitë duhet të tërhiqen nga territori libanez”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.
Nga ana e saj, ushtria izraelite thotë se trupat e saj janë përfshirë në përleshje të ashpra në Liban pasi kanë nisur një ofensivë tokësore herët këtë mëngjes, duke përshkallëzuar luftën kundër grupit terrorist pas një jave sulmesh ajrore në vendet e Hezbollahut.
“Shkelja nga Izraeli i sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij vendi duke nisur një sulm tokësor në Liban është një përpjekje e paligjshme pushtimi”, thuhet në deklaratën turke.
Ankaraja paralajmëron se ka të ngjarë të shkaktojë një valë të re emigrantësh.
“Si rezultat i kësaj përpjekjeje të rrezikshme pushtimi, ka shumë të ngjarë që një valë e re migrimi të shfaqet dhe ekstremistët të fitojnë terren në të gjithë botën”, thotë ministria.
Turqia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të jetë në “përputhet me ligjin ndërkombëtar dhe të marrë masat e nevojshme”.
/rtsh.al/