E Martë, 3 Nëntor 2026

Assange flet para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

“Nuk jam i lirë sepse funksionoi sistemi, por sepse pasi vitesh burg pranova se jam fajtor për gazetari”. Kështu u shpreh themeluesi i Wikileaks Julian Asange para komitetit për të drejtat e njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila ndërkohë ka publikuar një raport ky shpreh alarm për mënyrën se si Assangë është trajtuar, e cila siaps këtij organi, ka patur një efekt drithërues tek të drejtat e njeriut.  

Pas pesë vitesh burg në një burg britanik, Assange u lirua në muajin qershor të këtij viti pasi pranoi se ishte fajtor për sigurimin dhe publikimin e sekreteve ushtarake të SHBA-së, si pjesë e një amrrëveshjeje me prokurorët e Aepartamentit Amerikan të Drejtësisë që i dha fund një sage ligjore që vijonte prej vitesh. Para se të shkonte në burgun e Belmarshit në Britani, Assange kaloi shtatë vite i izoluar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku kishte aplikuar për azil për përdnjekje politike. 

Duke folur para ligjvënësve të komitetit për të drejtat e njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,  Assange theksoi se gazetaria nuk ishte krim, por shtylla e një shoqërie të lirë dhe të infomruar. “Gazetarët nuk duhet të procesohen se bëjnë punën e tyre. Kriminimalizimi i aktiviteivetve për mbledhjen e lajmeve është një kërcënim për gazetarinë investigative kudo në botë. U dënova nga një fuqi e huaj sepse kërkova dhe publikova informacione të vërteta për atë fuqi ndërsa isha në Europë”, vuri në dukje themeluesi i Wikileaks para ligjvënësve të komitetit për të drejtat e njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku foli për herë të parë që pas lirimit të tij. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›