Turqia dërgon në kufi me Sirinë

Ushtria turke ka vendosur një konvoj prej rreth 30 automjeteve ushtarake, ku përfshihen dhe armë kundërajrore dhe raketa, përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë.
Zyrtarët turq e kanë vlerësuar këtë zbarkim si “masë paraprake”, pak ditë pasi që një aeroplan turk u rrëzua nga Siria.
Kryeministri turk, Rejjep Tajip Erdogan ka tërhequr vërejtjen se në rast se ndonjë njësi ushtarake e Sirisë drejtohet kah kufiri dhe kërcënon, do ta shpallë atë si shënjestër ushtarake.
Ai ka thënë se Ankaraja nuk do të lejojë shkelje të tjera të Sirisë në kufi.