Turqia dhe Izraeli në bisedime sekrete, irritohet Lieberman
Izraeli njofton se ka zhvilluar takimet e para të nivelit të lartë me Turqinë, që prej incidentit të 31 majit kur marinsat izraelit vranë 9 shtetas turq që ndodheshin në flotiljen e ndihmave për Gazën. Një zëdhënës izraelit ka deklaruar për BBC se takimi është zhvilluar në një vend sekret mes ministrit të Jashtëm turk dhe ministrit izraelit të Tregtisë. Zëdhënësi tha se takimet u zhvilluan me kërkesë të palës turke, por Ankaraja zyrtare nga ana e saj nuk e ka konfirmuar ende lajmin. Ndërsa një burim nga ministria e Jashtme izraelite thekson se "ministri i Jashtëm është irrituar me faktin që takimi është zhvilluar pa informuar ministrinë e Jashtme Por zyra e benjamin Netanjahut sqaron se moslajmërimi i ministrit te jashtëm, Liebermanit erdhi për "arsye teknike". "Ministri Ben Eliezer informoi kryeministrin për një ofertë nga pala turke për të mbajtur një takim jozyrtar", thonë burime pranë kryeministrit. "Kryeministri nuk vuri re asgjë të paarsyeshme për ta penguar këtë takim".
Në lidhje me vendin e takimit ka kundërshti, pasi disa burime bëjnë me dije se takimi është zhvilluar në zvicër dhe të tjera burime informojnë se është zhvilluar në Bruksel. "Ben-Eliezer është takuar me Davutoglunë para disa ditëve në Europë'', njoftoi televizioni izraelit ''Channel 2'', pa dhënë hollësi të mëtejshme.