E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Alex prek zonën e njollës së zezë në Gjirin e Meksikës


Ashtu siç pritej uragani Alex ka prekur zonën e njollës së zezë në Gjirin e Meksikës. Alex është uragani i parë i sezonit. Stuhia ka ardhur me erëra të forta me shpejtësi deri në 170 km në orë ndërsa në sipërfaqen e gijrit, dallgët kanë arritur deri në 4 metra. Një situatë e tillë ka bërë që të dështojnë të gjitha përpjekjet për të pastrauar këtë zonë. Shumë nga aktivitetet e British Petroleum janë pezulluar. Ndërkaq Presidenti Obama ka deklaruar gjendjen e emergjencës në Texas ndërsa uragani Alex ka prekur Meksikën, e më saktësisht pjesën verilindore të vendit, duke sjellë shira të dendura dhe erëra të forta. Rreth 4 mijë persona janë evakuar nga zonat e ulëta përpara se stuhija të shndërrohej në kategorinë numër dy. Deti i trazuar për shkak të stuhisë ka penguar gjithashtu fushatën e "BP" për të pastruar naftën në Gjirin e Meksikës.
Varkat që ndodheshin në det për të mbledhur naftën e derdhur janë shoqëruar në breg nga roja bregdetare amerikane. Dallgët e larta dhe erërat e forta të gjeneruara nga uragani kanë shtyrë gjithashtu naftën në plazhet e Luizianës. Qendra Kombëtare e Uraganeve në Majemi njoftoi se uragani Aleks - me errëra deri në 170 kilometra në orë, goditi tokën mbrëmë vonë, në jug të kufirit mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Dje gjatë ditës, uragani Aleks u intensifikua në Gjirin e Meksikës, duke penguar përpjekjet e pastrimit nga nafta si pasojë e rrjedhjes së pusit që prej 20 prillit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›