E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia, e vendosur për pastrimin e historisë

Pas ministrit të Arsimit të Turqisë dhe deklaratave të tij se duhen hequr disa paragrafë nga librat e historisë në Kosovë, ku, sipas ministrit Omer Dincer, fyejnë popullin turk, ka reaguar edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.

Ajo ka thënë për RTK se projekti me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, nuk përmban ndonjë qëllim të ndryshimit të historisë.

Me këtë marrëveshje synohet që gjeneratave të ardhshme tju sigurohet mësimi i historisë me një botëkuptim objektiv që nuk ngërthen elemente urrejtjeje dhe që është e pastruar nga paragjykimet., ka thënë ambasadorja, për TK transmeton IndekOnline.

Në vend të kësaj ajo përdor fjalën pastrim.

Në takim, janë vlerësuar edhe mundësitë e bashkëpunimit te cilat do të mund të përdoreshin ne periudhat e ardhshme për pastrimin e elementeve të cilat përmbajnë shprehje te gabuara dhe paragjykuese të paraqitura në disa libra të mësimit fillor në pjesët ku flitet për turqit dhe periudhën e Perandorisë Osmane, si dhe përmirësimin e disa hartave të cilat përmbajnë emërtime te papranueshme nga vendi ynë., ka thënë e dërguara e Turqisë në Kosovë.

Historianët kosovarë kanë thënë se librat nuk përmbajnë elemente fyese, dhe se askush nuk mund të mohojë faktin se Perandoria Osmane ka qenë pushtuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›