PS: Berisha nuk heq dot dorë nga vjedhjet e zgjedhjeve
Partia Socialiste e ka akuzuar kryeministrin Berisha se e ka të vështirë që të heqë dorë nga vjedhja e zgjedhjeve. Deputeti Taulant Balla ka thënë se me anë të KQZ-së dhe banditit Arben Ristani, pasi shkatërroi zgjedhjet e 8 majit me grabitjen e mandatit të Tiranës, Berisha po përpiqet që të vjedhë edhe zgjedhjet e komunës Shalë.
Berisha nuk heq dot dorë nga vjedhja e zgjedhjeve. Pasi dështoi të vjedhë zgjedhjet në komunën e Shalës, tani Saliu ka vendosur të përdorë sërish Ristanin për të vjedhur mandatin e radhës.
Nuk mund të ketë numërim të ndershëm kur në krye ndodhet banditi Arben Ristani.
Nuk mund të ketë rezultate të ndershme nga institucioni që shkatërroi zgjedhjet e 8 majit.
OSBE ka kërkuar riformatimin e KQZ-së, që do të thotë se ky institucion nuk ka asnjë besueshmëri dhe ka pushuar praktikisht së pushuari, tha deputeti Balla.
Reagimi vjen pas vendimit të KQZ-së për numërimin e votave të komunës së Shalës, ku o zhvilluan zgjedhjet dje, pikërisht në Tiranë.