Unaza e Madhe, përleshje mes policisë dhe banorëve për prishjen e banesave
Prishja e banesave në Sauk për ndërtimin e Unazës së Madhe, ka degjeneruar në një përleshje fizike mes policisë dhe banorëve të zonës.
Gjatë përplasjes janë shkëmbyer grushta dhe shkelma mes banorëve dhe policisë.
Banorët kanë kundërshtuar prishjen e banesave të tyre, pasi nuk janë kompensuar dhe nuk kanë ku të shkojnë.
Ata kanë thënë se janë njoftuar për prishjen e banesave të tyre vetëm një ditë më parë, ndërkohë që askush nuk i ka siguruar për kompensimin.
Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit në Tiranë ndërkohë, Dem Dollapi, i ka siguruar banorët që do të dëmshpërblehen dhe të nisin të plotësojnë dokumentat për të marrë paratë.