Sherbimet sekrete perendimore kane bashkepunuar me Gaddafin

Sherbimet sekrete gjermane kane marre informacione te rendesishme prej Libise per luften kunder terrorizmit nderkombetar qe ne vitet 90-te. Kete beri te ditur koordinatori i sherbimeve sekrete gjermane Bernd Schmidbauer per gazeten Bild am Sonntag. Me ndihmen e informacioneve nga Libia kane mundur te evitohen edhe disa sulme terroriste ne Gjermani. Organizata per te drejtat e njeriut Human Rights Watch raporton per nje bashkepunim shume te ngushte mes sherbimeve sekrete perendimore dhe sherbimeve sekrete te ish pushtetmbajtesit ne Libi Muammar al-Gaddafi. Kjo organizate u referohet dokumentave te gjetura ne seline e sherbimeve sekrete libiane ne Tripoli. Peter Bouckaert nga organizata Human Rights Watch pohon se Ne kete arkive gjenden pergjigjet ne pyetjet e shume libianeve. Ketu gjendet informacione edhe per sulmin terrorist ne Lockerbie si dhe informacionet per 1200 kufomat e te burgosurve te vrare gjate masakres ne burgun Abu-Salim ne vitin 1996. Per organizaten tone eshte shume me rendesi qe keto dokumente te sigurohen dhe te mos bien ne duart e personave te paautorizuar apo ne duart e gazetareve.
CIA ka pasur dijeni160per keqtrajtimet Bildunterschrift CIA ishte ne dijeni te metodave qe perdorte sherbimi i fshehte libian.
Keto dokumente duket se deshmojne se te dyshuarit per pjesemarrje ne aksionet terroriste te kapur prej sherbimin sekret amerikan CIA jane derguar per tu marre ne pyetje ne Libi.
Kemi frike se keta njerez jane keqtrajtuar prej organeve libiane te sigurise. CIA e ka ditur se cfare do te ndodhe kur i ka dorezuar te dyshuarit si Abdulhakim Belhaj shefi i sotem i sigurise ne Tripoli ne duart e ish sherbimeve libiane te sigurise. Ne ate kohe ata ishin islamiste te arrestuar prej CIA-s. Sikur CIA te donte ti merrte ata vete ne pyetje ka mundur edhe ta beje. Por ata i kane dorezuar ne duart e sherbimeve te sigurise per te cilat edhe Ministria e Jashtme amerikane e ka ditur se ndaj te dyshuarve perdorin metoda te keqtrajtimit dhe keqperdorimit thote ai.
Befasia me e madhe Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Avionet e NATO-s ne Libi.
Mirepo nje gje e ka befasuar ne vecanti edhe Peter Bouckaertin kur i ka160pare keto dokumente toni shume miqesor i komunikimit mes ketyre sherbimeve i cili tejkalon masat e nje korespondence normale. Lidhur me kete Peter Bouckaert shpjegon Ajo qe befason eshte komunikimi shume direkt dhe i afert qe shihet ne dokumenta. Sherbimeve sekrete te Libise u jane derguar pyetje konkrete te cilat duhej tu shtroheshin personave qe merreshin ne pyetje madje me nje ton shume miqesor. Nderkohe qe sherbimet sekrete falenderojne edhe shefin e sigurimit te Gaddafit Mussa Kussa per portokallet dhe hurmet qe i ka dhene perfaqesuesve te sherbimeve sekrete amerikane. I dashur Mussa thuhej ne shkrimet e derguara ish shefit te sigurimit nga koha e Gaddafit - nje personi i cili megjithate ishte i njohur per pjesemarrjen e tij ne shtypjen e te tjereve.
Disa dokumente deshmojne madje qe nepunesit e CIA-s kane marre pjese edhe vete ne keto biseda informative. Me organet libiane te sigurise ka pasur kontakte te ngjushta edhe sherbimi sekret britanik MI6. Dokumentat e160gjetura ne qendren e sherbimit sekret te Libise duket se kane permbajtje vertet shperthyese.
Autor Michael Hans Ehl/Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani